Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Presidenti kinez Xi vizitë në Francë, Serbi dhe Hungari.
Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë javën e ardhshme, ndërsa Pekini përpiqet të ketë një rol më të madh në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili ka tronditur sigurinë politike dhe ekonomike globale. Vizita e presidentit kinez, që është njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Komuniste, është e para në pesë vite dhe “do të injektojë një ritëm të ri në zhvillimin paqësor të botës”, tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian gjatë një konference për shtypin të hënën. Kina pretendon se është neutrale ndaj konfliktit në Ukrainë, por presidenti kinez Xi dhe presidenti rus Vladimir Putin deklaruan se dy qeveritë e tyre kanë një “miqësi pa kufij”, në ditët përpara se Moska të fillonte sulmin në Ukrainë në shkurt 2022.
Është formuar ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 22:40:35 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 1. || Është Votuar: 1.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.68 Sekonta